Bartja johigjienike e mishit në dyqanin e ETC-së së Lipjanit (Video)

Bartja johigjienike e mishit në dyqanin e ETC-së së Lipjanit (Video)

E RËNDË në Velipojë, 30-vjeçari mbytet për të shpëtuar të fejuarën e tij

Selatin Kaçaniku, kryetar i organizatës “Konsumatori” ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook një video ku bëhet transporti i mishit në mënyrë johigjienike.

Kaçaniku është kontaktuar nga gazeta Insajderi dhe ka bërë të ditur se bëhet fjalë për Qendrën Tregtare ETC, pika në Lipjan.

“E kam parë atë video. Do të kisha qenë më i lumtur mos ta kisha pa dhe mos të kishte qenë e vërtetë. Sepse nëse kjo ndodh te një kompani të cilën ne e njohim si kompani prestigjioze atëherë çka të presim dhe çka të mendojmë për kompani të tjera, ose ato që janë shumë të vogla, ose ato që janë vetëm një lokal ose një dyqan”, a ka thënë Kaçaniku, duke shtuar se kjo është shumë shqetësuese për konsumatorët.

“Do të thotë ne kemi mbërri që në shumë fusha të implementojmë standarde evropiane, i kemi kushtëzuar me kredi të buta me donacione të tjera për të pasur kontrolle, por ja që as mua nuk më ka shkuar në mendje edhe pse jam anëtar në AUK, që ajo që ndoshta më së shumti duhet të kontrollohet është transporti i mallit. Vitin e kaluar na ndodhi një lopë e ngordhur në kufi, sot po na ndodh që mishi po transportohet në mënyrë joadekuate nëpër karroca në markete, ndodh të hudhen pjesët nëpër tokë”, ka thënë Kaçaniku, duke shtuar se kjo pat ndodhur vitin e kaluar edhe me mishin nga Brazili, ku janë hedhur nëpër dyshime pastaj janë ekspozuar për shitje.

Kaçaniku ka bërë thirrje të mos blihet mish i pasigurt.

“Kujdes nga mishrat! Mos blini mish nëse nuk e shihni mishin nga bora ose akulli, nëse nuk shkëlqen (edhe shkëlqimi dëshmon për freskinë ), nuk mbahet në kushte të standardizuara higjieno-teknike, nëse është zbehur”, ka shkruar Kaçaniku në Facebbok.

Ndryshe Kaçaniku ka thënë për gazetën Insajderi se rastin e fundit të videos e ka drëzuar në Agjecinë e Veterinës dhe Ushqimit, ku ai është anëtar dhe shprehet se do ta bëjë sensibilizimin e rastit edhe tek autoritetet tjera përgjegjëse në vend.

Insajderi ka raportuar më herët se me një mijë euro (1,000) gjobë është dënuar kompania “ELKOS Group”, pasi mashtroi konsumatorët dhe dëmtoi ata financiarisht. Kompania që është në pronësi të deputetit Ramiz Kelmendi është dënuar për mashtrimin që ka realizuar njëri nga marketet në pronësi të saj, “ETC” në Lipjan.

Inspektorati i Tregut ka gjetur se dy lloje produkteve të marketit “ETC” në Lipjan, kanë pasur mospërputhje mes çmimeve të ekspozuara në rafte, me çmimet e të njëjtave produkte tek arka e marketit.

Kaçkavalli “Triolino Prima” kishte çmimin 0.69 euro në raft, por klientët janë mashtruar tek arka, kur janë detyruar të paguajnë çmimin e këtij produkti të djathit në vlerë prej 0.75 euro. Konsumatorët kanë paguar 6 cent më shumë, sesa çmimi i paraqitur në raft.

Ndërkaq, konsumatorët e marketit të “ETC” në Lipjan, kanë paguar 4 euro e 99 cent për produktin e qajit “Gold Emona”, edhe pse ky produkt kishte të vendosur çmimin prej 4 euro e 75 centëve në raft. Në arkën fiskale konsumatorët kanë paguar 0.24 euro më shumë për qajin “Emona”.

Vendimin për gjobitje të “ELKOS Group” e ka marrë Inspektorati i Tregut që funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë, më 10 janar të këtij viti.

Ne kemi kontaktuar edhe me drejtuesit e ETC-së, por që nuk kanë kthyer përgjigje deri tani.

COMMENTS