Bashkëpartiakja e Haradinajt i reagon VV’së për Autostradën e Dukagjinit

Bashkëpartiakja e Haradinajt i reagon VV’së për Autostradën e Dukagjinit

Alpinisti gjerman shpëtohet pas pesë ditëve rënie në thellësi

Deklarata e nënkryetarit të Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, se nuk do ta vazhdojnë planin e qeverisë së Ramush Haradinajt për ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit, ka nxitur reagime nga AAK.

Bashkëpartiakja e Ramushit, Time Kadriaj, u ka bërë thirrje dy partive që pritet të krijojnë qeverinë, që të mos harrojnë peshoren e popullit.

Kadriaj gjithashtu ka thënë se Dukagjini nuk është Metohi por pjesë e Kosovës.

Reagimi i plotë:

Komunat e Dukagjinit e kanë shancën me e pa fytyrën e vertet të partive që e kundërshtojnë autosdradën e Dukagjinit. Nëse tërë Kosova tashmë veq ka autostradë pse po u dashka të izolohet 1/3 e vendit?! Ju që jeni kundër, mos e harroni peshorën e popullit se shpejt do të kërkoni të zgjidheni prap. Unë si njëra nga deputetet e kësaj zone, ju bëj thirrje të gjithë deputeteve te Parlamentit, e veqmas atyre të kësaj ane, që mos t’i mbyllin sytë por të reagojnë fuqishëm kundër atyre që po e paralajmerojnë bllokimin e ketij projekti? Kjo pjesë e Kosovës nuk është Metohi por është Dukagjini i Kosoves me vlera te gjithanshme historike, kulturore, ekonomike, turistike, por gjithsesi edhe strategjike. Pra koleg deputet t’i themi PO autostradës së Dukagjinit!

COMMENTS