BEOGRADIT I DHEMB PSE U FTUA FBI-JA E JO POLICIA SERBE PËR TË HETUAR VRASJEN

BEOGRADIT I DHEMB PSE U FTUA FBI-JA E JO POLICIA SERBE PËR TË HETUAR VRASJEN

E tmerrshme: Emigrantët shiten në ankand si skllevër për qindra dollarë

Beogradit i dhemb pse u ftua FBI-ja e jo policia serbe për të hetuar vrasjen
Nuk ka një vullnet të sinqertë nga autoritetet e Prishtinës që në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit të punohet në mënyrën më profesionale dhe është fare i palogjikshëm refuzimi i Prishtinës që organet e Serbisë të ndihmojnë në hetim. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

“Vetë rastin e Oliver Ivanoviqit, arrestimin e tij dhe mbajtjen në paraburgim aq gjatë e ka udhëhequr EULEX-i. Pastaj vjen situata e vrasjes së tij, ndërsa EULEX-i thuajse përjashtohet plotësisht nga hetimi. E gjithë kjo është krejtësisht e palogjikshme. Tani thonë, do të jetë e mrekullueshme që të përfshihet FBI, por nuk është mirë të përfshihen në hetim organet e Serbisë, kjo s’ka kuptim dhe nuk ka vullnet të sinqertë që në këtë rast të punohet me profesionalizmin më të mirë të mundshëm”, citojnë mediat serbe deklaratën e ministrit të tyre të Brendshëm, Stefanoviq, transmeton Koha.net.

“Nëse dëshirohet hetimi më i mirë i mundshëm, atëherë përfshihen të gjithë ata të cilët me punën e tyre, përvojën, njohjen e terrenit dhe hetimeve të këtij lloji mund të ndihmojnë, ndërsa policia jonë (e Serbisë, pra – sqarim ynë) ka përvojë të jashtëzakonshme në zgjidhjen e rasteve të ndryshme dhe këta nuk i duan për hetim”, i ka thënë Stefanoviq mediumit serb TV Pink.

COMMENTS