Berisha “bëhet” kryetar i PD-së për pak ditë, jep direktivat e para

Berisha “bëhet” kryetar i PD-së për pak ditë, jep direktivat e para

Po bënte selfie, kur leopardi i futet në veturë, shikojeni reagimin (Video)

Në mungesë të kreut të PD-së Lulzim Basha, mbledhjen e ditës së sotme e ka drejtuar ish-kryeministri dhe lideri historik i kësaj partie, Sali Berisha.
Siç bëhet me dije, Berisha u ka kërkuar deputetëve që të jenë më të angazhuar dhe të shumëfishojnë kontaktet me qytetarët.

Berisha ka thënë se kryeministri Edi Rama po instalon një diktaturë të re në Shqipëri, dhe për këtë opozita duke të provojë të gjitha format për ta ndaluar.

Ish-kreu i PD-së duke bërë një paronamim të situatës së gjendjes ekonomike, mësohet të jetë shprehur se deputetët duhet ë dalin derë më derë me fletëpalosje në mbrojte të biznesit të vogël.

Prej disa javësh, opozita është në aksion kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ku kërkon lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar pas protestës kundër tarifës së rrugës së Kombit, si dhe heqjen e TVSH për bizneset e vogla.

Kujtojmë se Basha ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani.

/GazetaExpress/

COMMENTS