Bizneset e vogla në Lipjan ankohen për humbje të mëdha, kërkojnë mbështetje

Bizneset e vogla në Lipjan ankohen për humbje të mëdha, kërkojnë mbështetje

Momenti kur sportisti i njohur serb qëllohet me shtatë plumba

Refki Agushi nga Gadimja prej 25 vjetësh punon si rrobaqepës në qytetin e Lipjanit.

Por, si asnjëherë më parë, që nga 14 marsi ai e ka ndalë punën shkaku i pandemisë, ashtu sikurse kanë bërë edhe shumë biznese të vogla në këtë komunë, transmeton KOHA.

Agushi thotë se deri tash nuk ka pranuar asnjë mbështetje nga institucionet pas rekomandimeve për mbyllje të lokalit.

Me gjendje të rëndë ekonomike po ballafaqohet edhe Xhemajl Zaskoku nga fshati Rubovc, i cili prej afro 20 vjetësh punon si axhustator në Lipjan. Ai ka kërkuar mbështetje nga institucionet për ta ringjallur biznesin.

Komuna e Lipjanit ditë më parë ka hequr taksat e qirasë për të gjitha bizneset që shfrytëzojnë pronat komunale, ndërkaq zyrtarët e saj janë zotuar se do t’i shikojnë mundësitë për t’i përkrahur edhe bizneset e tjera, sidomos ato të vjetra që kanë pësuar nga situata e pandemisë.

Në Komunën e Lipjanit janë të regjistruara gjithsej 3 mijë e 64 biznese.

COMMENTS