Biznesmenit Feriz D. i hidhet vetura në erë (Video)

Biznesmenit Feriz D. i hidhet vetura në erë (Video)

Çfarë po ndodh? Njësia Speciale e Rusisë blindon Tiranën

Ky harabel i vogël nuk i mbijetoi sulmit me bombë, por fatmirësisht viktima në njerëz nuk pati.

Cak i sulmit ishte biznesmeni dhe politikani nga Kumanova, Feriz Dervishi, vetura e të cilit u hodh në ajër.

Dervishi tha se nuk e di qëllimin e sulmuesit.

“Veturën dje në ora katër e kam parkuar këtu. Isha në fshat, u ktheva me tjetër veturë. Rreth orës 22:20 dola deri tek kafeneja, qëndrova deri në ora 00:00 me disa shokë. Në ora 00:05 kam arritur këtu, e lash veturën para derës… Unë nuk jam ruajtur nga askush, nuk kam shikuar anash se a më përcjell dikush. Hyra brenda në shtëpi, u bëra gati për të fjetur.

Pas 3 ose 4 minutave e dëgjova një shpërthim shumë të fuqishëm sa që u dridh krejt shtëpia. A e ka paguar dikush apo jo, apo me ndonjë tjetër qëllim? Unë mund të them vetëm se kjo është xhelozi e tepruar!”, tha Dervishi, shkruan tv21.tv.

Mjeti shpërthyes ishte vendosur poshtë makinës, kurse nuk ka qenë rëndë të vendoset sepse ka pasur magnet.

COMMENTS