Blerim Ukaj – Njeriu i punës, njeriu kombëtar, njeriu i biznesit dhe njeriu i fjalës

Blerim Ukaj – Njeriu i punës, njeriu kombëtar, njeriu i biznesit dhe njeriu i fjalës

Pentagoni blen dy avionë presidencialë Boeing 747-8

Kush është Blerimi dhe pse duhet ta votoni atë!?…

Blerim Ukaj rrjedh nga një familje e Ballit Kombëtar. Axha i tij Jusuf Uka ‘’Bregu’’ ishte njeriu që formoi Ballin Kombëtar dhe ishte krahu i Adem Gllavices. Pasi u bë shperndarja e Ballit Kombëtar nga komunizmi, familja e Blerimit është persekutuar, ndërsa si familje ishin gjithmonë të padëshiruar për pushtetin.

Nuk kishin mundësi të punsoheshin dhe të kishin qasje në asnjë vend pune. Pastaj u detyruan të fillojnë me një biznes të vogël që ta mbajnë familjen.

Blerimi ka te kryer shkollimin e mesëm, kur në atë kohë nuk kishte mundësi për të vazhduar më tutje për shkak të varfërisë që pushteti komunist e la në atë gjendje.

I përkushtuar për rininë e Dobrajës

Qysh para 5 viteve Blerimi filloi te jetë krah i tyre duke iu ndihmuar në të gjitha garat e futbollit të vogël, ku në atë kohë grumbulloi rreth vetes një numër të madh futbolldashës. Lojërat percilleshin nga një numër i madhë i tifozëve të cilët më vonë u emëruan ‘’Stuhia e kuqe’’.
BLERIMI ishte njeriu që ndikoi që të ketë ringjallje të sportit dobrajas duke arritur majat e futbollit të vogel. Pas kesaj kohe falë nje bashkëpunimi me njerëzit te vullnetit te mirë Blerimi me shokë e rikthen edhe futbollin e madh dhe atij i besohet posti i Kryetarit të KF Arbëria, e që ishte një përgjegjësi e madhe, por ia arriti me ndihmen e shokve t’ia dal, dhe sot Arberia eshtë njëra ndër klubet me të forta ne Lipjan dhe më gjërë.
Blerimi ashtu siç ka ditur të bashkojë rininë dhe të kthejë namin e futbollit në Dobrajë tashme do të dijë të jetë edhe zëri i qytetarëve në Asamble. Rinia dhe futbollistët ia kanë borxh përkrahjen Blerimit.
E atë duhet ta votojnë të gjithë qytetarët pa dallim, sepse me këtë rast votojnë njeriun e vlerave.

Voto VV-10

# 20 Blerim Ukaj

COMMENTS