Çfarë është dita e gënjeshtrave dhe nga e ka prejardhjen?

Çfarë është dita e gënjeshtrave dhe nga e ka prejardhjen?

Një nënë krenare si elefanti

Dita e 1 Prillit e njohur si “Dita e Gënjeshtrave”, është padyshim një nga ditët më të përfolura të vitit. Origjinat e saj janë të pazbardhura mirë, por kjo nuk përbën pengesë që njerëzit ta konsiderojnë si ditë, në të cilën gënjejnë njëri-tjetrin.

Por çfarë është kjo ditë dhe nga e ka prejardhjen?

Midis hipotezave të ndryshme dy janë më të mundshme. Njëra nga hipotezat aludon periudha përtej vitit 154 para erës sonë, kur 1 prilli shënonte fillimin e vitit. Më 1564 Mbreti Charles IX vendosi të miratojë kalendarin Gregorian dhe të zhvendoste fillimin e vitit në fillim të janarit. Disa nga oborrtarët nuk e pranuan ndryshimin, por u tallën dhe qeshën.

E si pasojë filluan të tallen çdo vit, duke i dërguar “tradicionalistëve” çdo 1 prill dhurata shaka ose i ftoin ata në festa fantazmë.

Hipoteza tjetër, mjaft e përhapur, i referohet një riti pagan, të lidhur me kalendarin e vjetër Julian, kur 1 prilli shënonte fillimin solstik pranveror. Pas dimrit, ardhja e pranverës shënonte rinovimin e tokës dhe jetës. Me këtë rast, midis 25 mars dhe 1 prillit, ato përdornin dhurata për të marrë me të mirë zotat dhe bënin sakrifica të ndryshme për nder të tyre.

Festa ishte gjithashtu një mundësi për të shprehur veten maksimalisht në liri të plotë: me shaka, tallje, gënjeshtra. Me ardhjen e Krishtërimit në Perandorinë Romake festat e këtij lloji, me vullnetin e Kishës, u zëvendësuan me festat e tjera fetare, në mënyrë për të zhdukur përgjithmonë zakonet dhe traditat pagane.

Kështu dhe festa e 1 prillit të zëvendësohej me atë të Pashkëve. Njerëzit që këmbëngulnin në festimin e ritit të vjetër pagan ishin objekt tallje dhe shakaje të të gjitha llojeve.

Të dyja hipotezat, megjithatë, konfirmojnë origjinën pagane dhe gazmore të festës, e cila vazhdon edhe sot, megjithëse me nuanca të ndryshme, për të qëndruar gjallë në pjesën më të madhe të botës.

Sipas sociologëve e psikologëve, në jetën e përditshme, shakatë janë bërë të rralla, kjo për shkak të presionit dhe ritmit të punës. Ata që ende sot e kësaj dite e festojnë në mënyrën më të këndshme ditën e shakave apo gënjeshtrave janë francezët.

1 Prilli festohet në shumë vende të botës. Në Poloni e Iran janë tipike lojërat e shakatë pa masë. Në Kanadanë frëngjisht-folëse njerëzit i ngjisin njeri tjetrit në shpinë letra në formë peshku, kurse në Filipine, shakaxhinjtë lyejnë me dyll në të pasme “viktimat” e tyre.

Por, 1 Prilli nuk ka të njëjtin kuptim në të gjithë botën. Në Skoci njihet si dita e njerëzve egoistë, kurse në Iran i referohet një festivali kulturor.

Cilat është gënjeshtra më e famshme e 1 Prillit?

BBC njihet për një nga këto. Në 1957, mijëra shikues besuan një raport të publikuar në gjigantin e informimit, sipas të cilit, shkencëtarët kishin zbuluar në Zvicër, pemë që prodhonin makarona.

Në 2012 Louis Tomlinson i grupit muzikor One Direction, gënjeu fansat, duke u thënë se do të bëhej baba.

Shakaja më e çmendur konsiderohet ajo e një gruaje amerikane që u arrestua nga policia, pasi deklaroi se kishte vrarë burrin e saj.

Për 1 prill, janë edhe mediat ato që krijojnë lajme të rrejshme, për ta praktikuar këtë traditë mjaft interesante.Image result for 1 april  day

Image result for 1 april day

Rrenat e 1 prillit, por që dolën të vërteta

Por titujt kryesorë të medieve ndër vite në këtë ditë ka ndodhur dhe që kanë dalë të vërteta. Me shpresën se nuk do të bini pre e gënjeshtrave të dielën, shihni galerinë e lajmeve që kanë dalë të vërteta për 1 prillin.

Van Halen ka qenë një nga bandat rock më të njohura në 1985, kështu që lajmi i liderit të grupit David Lee Roth më 1 prill të atij viti se do të largohej nga banda nuk u morr seriozisht. Por ja që ishte ashtu.

Selena Quntanilla Perez u vra më 31 mars 1995, por dita pasardhëse ishte mjaftueshëm për të mos besuar vdekjen e saj miliona fansa. Madje patën nga ata që e akuzuan radion Keda-Am që dha fillimisht lajmin, për gënjeshtër.

Në 1 prill të 2004, Google bëri të ditur daljen e versionit beta dhe një shërbimi të ri emaili të quajtur, Gmail. Për shkak dhe të ditës kjo dukej si fantazi, sidomos fakti i të pasurit një hapësirë prej 1 GB në email, në një kohë kur shërbimet më të njohura Yahoo dhe Hotmail ofronin vetëm 2 MB dhe 4 MB përkatësisht. /Telegrafi/

COMMENTS