Chelsea i dorëzohet Real Madridit për Hazardin

Chelsea i dorëzohet Real Madridit për Hazardin

Sot e keni shansin e madh që të fitoni në bastore

Sipas mediave në Britani të Madhe, bordi i Chelseat i ka vënë çmim superyllit belg Eden Hazard, i cili është në udhëkryq mes nënshtrimit të kontratës së re me të kaltrit, apo kalimit në Real Madrid.

Eden Hazard ka qenë goxha i qartë në qëndrimet e tij gjatë spekulimeve të vazhdueshme për kalimin e tij në Real Madrid verën e ardhshme, duke nënvizuar se është adhurues i madh i kampionit evropian, por që në të vërtetë s’e di a do të nënshkruajë kontratë të re në Stamford Bridge apo do të kalojë në Santiago Bernabeu, transmeton Gazeta Express.

Tani, Chelsea ka vendosur t’ia vë çmimin superyllit belg, sipas të përditshmes britanike Daily Telegraph. Kjo shifër është 112 milionë euro.

Hazardit i mbaron kontrata me të kaltrit në vitin 2020, dhe si rrjedhojë ai do ta ketë vetëm edhe një vit në kontratë me klubin në fund të këtij sezoni, tamam atëherë kur Real Madridi pritet ta bëjë lëvizjen e parë serioze për 28-vjeçarin.

Chelsea është i vendosur ta zgjidhë të ardhmen e Hazardit sa më shpejt, me trajnerin Maurizio Sarri që ka thënë së fundmi: “Nuk jam unë presidenti, unë nuk merrem me çështje të tregut të transferimeve. Unë jam trajneri dhe unë flas me të për atë që ndodh në fushë, ama na duhet ta zgjidhim këtë problem”.

COMMENTS