Ciklonet e rrezikshme po ngadalësohen dhe nuk është lajm i mirë

Ciklonet e rrezikshme po ngadalësohen dhe nuk është lajm i mirë

FSHATI KU TEMPERATURAT SHKOJNË MINUS 67 GRADË CELCIUS

Uraganet dhe tajfunet po ngadalësohen për shkak të rritjes globale të temperaturave, që do të thotë se stuhitë kanë më shumë kohë në dispozicion për të shkaktuar katastrofa në zonat që godasin.

Përgjatë 70 viteve të fundit, një periudhë në të cilën planeti u ngroh me 0.5 C, shpejtësia me të cilën këto sisteme gjigante të motit lëvizën nëpër planet u ul mesatarisht me rreth 10 përqind.

Të dhënat vijnë nga një studim i ri, i publikuar në revistën shkencore Nature.

Ky efekt u vu re dukshëm në hemisferën veriore dhe shkaktohet nga dobësimi i erërave që bëjnë të mundur lëvizjen e tyre nëpër planet.

Ngadalësimi i këtyre stuhive, të njohura gjerësisht si ciklone tropikale, e tregoi efektin gjatë uraganit Harvey.

I mbiquajtur “uragani që refuzoi të largohej”, stuhia gjigante që shkatërroi Teksasin gjatë fundit të vitit 2017, shkaktoi 127 centimetra shi në Houston në vetëm 5 ditë.

Jo vetëm që 89 persona humbën jetën nga cikloni, por përmbytjet që pasuan shpërngulën 30 mijë persona dhe shkatërruan apo dëmtuan mbi 200 mijë shtëpi e biznese.

Sipas Dr James Kossin, i cili qëndron pas studimit, do të mjaftonte vetëm 10 përqind ngadalësim në ciklonet tropikale për të dyfishuar impaktin e reshjeve të shiut dhe përmbytjeve në të ardhmen.

Sipas ekspertit, këto konkluzione që i shtohet provave ekzistuese se ndryshimet klimatike po rrisin shanset dhe egërsinë e fatkeqësive natyrore, janë tepër të rëndësishme për shoqërinë.

Ciklonet tropikale renditen në mesin e më vdekjeprurësve dhe më të kushtueshme të fatkeqësive natyrore.

Sa më gjatë të qëndrojë në një rajon një ciklon, aq më shumë dëme do të shkaktojë./tvklan.al

COMMENTS