Cohen: Kam dyshimet e mia se Trump ka bashkëpunuar me Rusinë

Cohen: Kam dyshimet e mia se Trump ka bashkëpunuar me Rusinë

Shokon poetja…E kënaqur për vdekjen e djalit të Flutura Açkës, shfarrosje e farës

Ish-avokati i Donald Trump, Michael Cohen ka filluar të tregojë dëshmitë e tij përpara Kongresit. 

E PËRDITËSUAR… 
“Janë ngritur pyetje nëse di për dëshmi të drejtpërdrejta se z. Trump ose fushata e tij ka bashkëpunuar me Rusinë,” dëshmon Michael Cohen. “Unë nuk di … Por unë kam dyshimet e mia.”

E PËRDITËSUAR…

Fjalët e para të Cohen ishin: “Unë jam këtu nën betim për të korrigjuar procesverbalin, për t’iu përgjigjur pyetjeve të Komitetit në mënyrë të sinqertë dhe për t’i ofruar popullit amerikan atë që di për Presidentin Trump.

Tutje ai vazhdoi: “Më vjen turp sepse e di se çfarë është zoti Trump. Ai është një racist, ai është një mashtrues. Donald Trump garoi për ta bërë markën e tij të madhe, jo për ta bërë vendin të madh. “

E PERDITESUAR…

“Ai më pyeti nëse mund të thoja një vend të drejtuar nga një i zi, e që nuk është një vend mu**…

Kjo ishte kur Barak Obama ishte President i Shteteve të Bashkuara”, dëshmoi Cohen. “Dhe ndërkohë që ishim duke udhëtuar nëpër një lagje problematike në Çikago, ai më tha se vetëm njerëzit e zinj mund të jetonin në atë mënyrë dhe më tha që njerëzit e zi kurrë nuk do të votonin për të, sepse ata janë budallenjë”/IndeksOnline/

COMMENTS