Coutinho në planet e Koemanit në Barcelonë

Coutinho në planet e Koemanit në Barcelonë

Donatori Jahir BABA skanon Arbërinë: Luajm me shpirt si Kombëtarja e Kosovës

Ndryshim radikal përsa i përket të ardhmes së Philippe Coutinhos.

Pasi fitoi Champions League me Bayernin mesfushori brazilian ka marrë lajmin e mirë se konsiderohet si një element shumë i rëndësishëm nga trajneri i ri Barcelonës Ronald Koeman, i cili e ka telefonuar futbollistit për ta uruar për triumfin në Champions dhe për t’i bërë të qarta idetë e tij.

Coutinho në sezonin e fundit u aktivizua në formë huazimi te bavarezët nga Barcelona me këta të fundit që vendosën të mos e blejnë kartonin e tij. Holandezi gjatë bisedës ia ka bërë të ditur, Coutinhos, se ai është pjesë e planeve të tij për sezonin e ardhshëm dhe se ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm në skuadër.

Braziliani, ishte i kënaqur me zgjedhjen e trajnerit, pasi ai ëndërron të fitojë trofe të tjerë te Barça, me të cilët është nën kontratë deri në qershor 2023. Coutinho në këtë sezon arriti t’i shënonte dy gola Barcelonës në atë humbje turpëruese që blaugranat pësuan me shifrat 8-2 ndaj Bayernit.

COMMENTS