Dardha e egër dhe vetitë e mrekullueshme kurative

Dardha e egër dhe vetitë e mrekullueshme kurative

Këto janë arsyet pse shfaqen venat në lëkurë

Dardha e egër (Mespilus germanica) ose mushmolla është shumë e shëndetshme.

Prej saj mund të përgatisni marmelatë dhe çaj, e njohësit. e mjekësisë popullore thonë se përmirëson shikimin, forcon mëlçinë dhe veshkat, përmirëson pasqyrën e gjakut si dhe largon dhimbjet nga shpina dhe gjunjët.

Sugjerohet edhe kundër marramendjeve, diarresë, infeksioneve të gojës e madje edhe kundër impotencës. Mund të përdoret edhe kundër gjakderdhjes nga mishi i dhëmbëve. Po ashtu, nxit punën e gjëndrave të pështymës dhe lukthit, prandaj edhe ju sugjerohet personave të moshuar.

Mushmolla përmban përbërës shërues si taninë, vitamina C, pektinë, acide të mollës dhe limonit. Edhe farat e saj janë shumë të shëndetshme, i vendoni në ujë dhe ky ujë më pas mund të përdoret për shërimin e plagëve.

Çaji nga mushmolla

Çaji përgatitet me përzierjen një lugë mushmolla të freskëta të bluara dhe dy decilitra ujë. Frutat përzihen me ujë të vluar, mbulohen dhe lihen të qëndrojnë për një orë. Gjatë ditës nevojitet të pini dy gota nga kjo pije e ngrohtë, e fytin mund ta shpëlani me këtë çaj çdo orë./rpress/

COMMENTS