Dasmat e presidentëve amerikanë, veshjet që u sollën fat në martesë Zonjave të Para (FOTO)

Dasmat e presidentëve amerikanë, veshjet që u sollën fat në martesë Zonjave të Para (FOTO)

Sa shpesh duhet të pastrohen jelekët?

Dasma e Presidentit të parë amerikan

Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara, George Uashington, u martua me Martha Dandridge më 6 janar 1759, në Shtëpinë e Bardhë, në atë kohë një plantacion. Martha ishte e ve dhe kishte katër fëmijë nga martesa e saj e mëparshme. George ishte 26 vjeç dhe Martha 27 kur u martuan.

Sipas Wikipedisë dhe disa pamjeve të mbetura të ngjarjes, veshja e George ishte ngjyrë blu dhe argjendi. Ndërkohë nusja mbante këpucë mëndafshi të purpurta. Veshja e saj ishte gjithashtu blu, për të kombinuar me Uashingtonin.

Hillary Clinton e bleu fustanin e nusërisë vetëm një ditë para dasmës

Hillary Diane Rodham u takua me presidentin e ardhshëm, Bill Clinton, ndërsa ata ishin të dy të pranishëm në Shkollën Juridike të Yale-s në vitin 1971.

Ata ranë në dashuri dhe Bill i propozoi Hillary-t tre vjet më vonë. Dasma ishte intime dhe ata u martuan në dhomën e tyre të ndenjës. Mamaja e Hillary-t e bleu fustanin e nusërisë vetëm një ditë para ditës së madhe.

Dasma e Michelle dhe Barack Obama-s

Ashtu si Hillary dhe Bill Clinton, presidenti i ardhshëm Barack Obama u takua me Michelle Robinson përmes dashurisë së tyre për ligjin. U afruan me njëri-tjetrin gjatë kohës që punonin në firmën ligjore Sidley Austin në Çikago.

Fillimisht Michelle ishte kundër lidhjes me një koleg, por Obama këmbënguli dhe daljen e tyre të parë e patën në vitin 1989. Tre vjet më vonë ata u martuan.

Michelle dhe Obama u martuan në kishën “Trinity United Church of Christ” në Çikago. Në përvjetorin e martesës në vitin 2018, Michelle publikoi një foto intime të dasmës ku shkruante: “Përfunduam duke kërcyer gjatë gjithë natës. 25 vite më vonë, ne ende vazhdojmë të argëtohemi, ndërkohë që bëjmë punën e vështirë për të ndërtuar partneritetin tonë dhe për të mbështetur njëri-tjetrin si individë. Nuk mund ta imagjinoj që të shkoj në këtë udhëtim të egër me dikë tjetër”.

Veshja e Rosalynn Carter në dasmë i solli fat çiftit, 70 vjet bashkë

Rosalynn Carter ishte vetëm një adoleshent kur ajo ecte drejt altarit për t’u martuar me Jimmy Carter, i cili më pas u bë presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara.

Ajo ishte 18 vjeç dhe ai ishte 21 vjeç kur kurorëzuan dashurinë e tyre në amrtesë më 7 korrik 1946, në Plains, Gjeorgji, ku ata të dy u rritën. Në fillim, Rosalynn refuzoi propozimin e Jimmy. Por ajo e ndryshoi mendjen pasi u diplomua nga një klasë lufte në Akademinë Detare të SHBA.

Dhëndri mbante uniformën e Marinës së tij, dhe Rosalynn vendosi të vishej me një fustan të gjatë deri në gjunj, të pajisur me doreza dhe një kapelë. Çifti festoi 70 vjetorin e tyre në vitin 2016.

Mamie Eisenhower, një tjetër nuse adoleshente

Mamie Geneva Doud u martua me presidentin e ardhshëm Dwight Eisenhower më 1 korrik 1916, kur ajo ishte vetëm 19 vjeçe. Sapo kishte mbaruar shkollën Miss Wolcott.

Dwight ishte 25 vjeç dhe një toger ushtarak. Ata u martuan në shtëpinë e prindërve të Mamie në Denver, Kolorado. Fillimisht ata ishin një çift aventuresk dhe udhëtuan nga Filipinet në Panama. Por kur Dwight u zgjodh president, Mamie kaloi pjesën më të madhe të kohës duke kënduar për personalitetet e huaja, të cilët pëlqenin stilin dhe modën e saj.

Bess Truman i pëlqente kapelet, për ditën e dasmës zgjodhi një të madhe

Elizabeth Virginia “Bess” Wallace u martua me presidentin e ardhshëm Harry Truman më 28 qershor 1919, në Independence, Missouri. Kur ishte fëmijë ajo dukej si një djalosh, por teksa rritej u bë një grua e bukur dhe me stil.

Ajo pëlqente modën dhe veçanërisht kapelet. Harry u takua me Bess para se të nisej për Luftën e Parë Botërore dhe i propozoi në vitin 1911. Në atë kohë ajo i tha jo. Harry vendosi të fitojë një jetë të mirë përpara se t‘i propozonte përsëri. Në ditën e dasmës Bess mbante një kapele të madhe në kokë.

Fustan i zi për Lou Henry Hoover’s

Lou Henri ishte një grua interesante. Ajo u diplomua me një B.A. në Gjeologji në Universitetin Stanford, ku u takua me presidentin e ardhshëm Herbert Hoover. Ajo fliste rrjedhshëm në gjuhën kineze dhe ishte Zonja e Parë e vetme që fliste këtë gjuhë.

Ajo dhe Herbert u martuan në shkurt të vitit 1989 në shtëpinë e prindërve të saj në Monterey të Kalifornisë. Nusja nuk mbajti veshjen tradicionale të bardhë, në vend të kësaj, ajo zgjodhi një fustan me ngjyrë të errët.

Fustani i shtrenjtë i Melania Trumps

Melania Knauss u martua me presidentin e ardhshëm, Donald Trump, në vitin 2005. Ajo zgjodhi një fustan nusërie të “Dior”. Fustani kushtoi midis 100 mijë dhe 200 mijë dollarë për t’u stiluar. Jo vetëm që ishte veshja më e shtrenjtë, por ishte gjithashtu edhe më e madhja.

Duke qenë tepër i rëndë dhe i madh, Melania nuk ishte në gjendje të ulej në një karrige e si pasojë ajo u ul në një stol. “Dior” iu desh 550 orë që të realizonte këtë fustan.

COMMENTS