“Data e vërtetë për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor është 2025”

“Data e vërtetë për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor është 2025”

KOMPANITË SERBE DOMINOJNË PANAIRIN NË KOSOVË

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, tha të premten se viti 2025 është data e vërtetë për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.
“Qytetarët e këtyre vendeve duhet të jenë të sigurt se kur të plotësojnë kriteret, dera do të jetë e hapur për ta”, tha ajo në takimin e ministrave të jashtëm të Grupit të Vishegradit dhe katër anëtarëve të Ballkanit në BE-së në Sounio, në jug të Athinës, transmeton lajmi.net.

Samiti u mbajt para samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje më 17 maj, sipas BTA.

Të gjithë diplomatët në takim falënderuan presidencën bullgare të BE-së e cila ka vënë në pikëpamje të lartë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor në agjendën e BE.

Ministrat përshëndetën Samitin e ardhshëm në Sofje dhe dhanë mbështetje të pashembullt për masat praktike për integrimin e rajonit.

“Bullgaria është kundër standardeve të dyfishta, siç është ushqimi: qytetarët tanë nuk janë qytetarë të klasit të dytë”, tha Zaharieva.

Zaharieva bëri thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe të vendeve kandidate në dialogun për të ardhmen e Bashkimit Evropian.

COMMENTS