Deda flet për përçarjet me Mimoza Kusarin: Ajo nuk po tërhiqet

Deda flet për përçarjet me Mimoza Kusarin: Ajo nuk po tërhiqet

Të dielën akrepat e orës kthehen prapa 60 minuta

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka folur për përçarjen brenda partisë, për shkak të qëndrimeve të ndryshme politike me deputeten tjetër të kësaj partie, Mimoza Kusari Lilën – raporton Periskopi.

Deda tërthorazi ka pranuar qëndrimet e kundërta që ka me Kusari Lilën.

“Unë kom vendos që më as nuk kandidoj në zgjedhje, e Mimoza kandidon. Unë e kam synim kryesor ta ndalë idenë për ndarjen e Kosovës. Edhe Mimoza ka qëndrim të njëjtë. Por, çështja është çka pas kësaj? Në aktivitetin tim politik, kurrë s’kam pas më shumë përkrahje në popull se tash. Njerëzit e kanë parë që unë e kam njëmend. Njerëzit e tjerë marrin vendime tjera. Këtu është edhe Mimoza, ajo vazhdon, unë jo”, ka thënë Deda në Rubikon të KTV’së.

“Unë nuk kandidoj në zgjedhje, por do të vazhdojë ta përkrah partinë. Nëse nuk mbërrijmë me ndal Thaçit, e nesërmja do të jetë më e keqe se e sotmja. Kur ta ndërrojsh territorin, nuk mundesh me qenë shtet normal”, shtoi Deda.

Ndërkohë sot u raportua se dyshja që udhëheq me Alternativën, Mimoza Kusari Lila dhe Ilir Deda nuk po pajtohen në lidhje me dialogun me Serbinë.

Deputeti Deda thuhet se e pëlqen rezolutën e PSD-së për dialog, ndërsa Kusari është në anën e VV-së dhe LDK-së.

Kusari ka thënë se partia ka vendosur të mos e përkrah planin e PSD-së pa u bërë pjesë e saj edhe LDK-ja me Vetëvendosjen.

Deda duke u mundur të mos e shpërfaqë përçarjen deklaroi se ka pasur keqinterpretime në artikullin e publikuar për përçarjen brenda partisë së tyre./PERISKOPI

COMMENTS