Demolohet dhe demtohet paralelja e SHFMU “Ismail Luma” ne Jetën e Re (Foto)

Demolohet dhe demtohet paralelja e SHFMU “Ismail Luma” ne Jetën e Re (Foto)

Arrestohen dy persona, një në Janjevë e një në Akllap

Mbrëmë persona të panjohur kanë hyrë në objektin e paraleles së SHFMU “Ismail Luma” në Jetën e Re, të cilët kanë dëmtuar dhe demoluar hapsirat e brendshme si, xhamat e dritareve, demolimin e bibliotekës dhe klasave të shkollës, duke sjellur kështu dëmtime materiale të konsiderues, transmeton Ulpianapress.

Në njoftimin e SHFMU “Ismail Luma” në Lipjan, mbrenda një viti, ky është rasti i katërt që persona të pandërgjegjshëm thyejn, vjedhin dhe demolojnë objektin e shkollës.

Për këtë janë të informuar edhe organet kompetente.

Njoftimi i plotë i SHFMU “Ismail Luma”:

“Të nderuar prindër, nxënës, qytetarë të Lipjanit e veçanti qytetarë të Jetës së re, këto janë pamjet nga dita e djeshme të dëmtimit të xhamave të dritareve dhe demolimit të bibliotekës dhe klasave të shkollës në pnf Jeta e re.
Ky është rasti i katërt brenda një viti shkollor që persona të pandërgjegjshëm thyejn, hynë, vjedhin dhe demolojnë objektin e shkollës.
Ju informoj që vetëm para dy javëve kemi bërë ndërrimin e xhamave të dëmtuar dhe përsëri të njëjtit dëmtohen.
Për këtë janë të informuar edhe organet kompetente.
Është e pakuptueshme se si një vatër e diturisë në vazhdimësi të dëmtohet.
Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë njohuri për personat të cilët kryejnë akte të tilla vandale të bashkëpunojnë me ne dhe organet kompetente për të gjetur kryesit e këtyre veprave.
Personat e tillë nuk ia duan të mirën shkollës dhe as vendit”, thuhet në njoftimin e SHFMU “Ismail Luma”./Ulpianapress.

COMMENTS