Dëmtohen drunjtë dekorativë në qytetin e Lipjanit

Dëmtohen drunjtë dekorativë në qytetin e Lipjanit

Dardana e njofton me humbje Ulpianën

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të përkujdesen sa më shumë për hapësirat publike, si dhe të ruhen drunjtë dekorativ që gjenden në qytetin e Lipjanit.

Ai ka deklaruar se vazhdimisht janë duke bërë përpjekje që të ketë sa më shumë gjelbërim në qytetin dhe vendbanimet e kësaj komune.

“Kohëve të fundit është vërejtur një dukuri e dëmtimit të drunjëve dekorativ, një veprim jo i mirë për hapësirat publike.

Dëmtime të tilla së fundmi janë bërë në parkun e qytetit në Lipjan.
Unë kërkoj nga të gjithë qytetarët që të përkujdesen sa më shumë për hapësirat publike si dhe të ruhen drunjët dekorativ që gjenden në qytetin e Lipjanit”, ka thënë Ahmeti.

Mes tjerash, ai theksoi se kushdo që dëmton drunjtët dekorativ, vepron në dëm të interesave publike dhe dëmton rëndë ambientin.

“Kushdo që dëmton drunjtët dekorativ, vepron në dëm të interesave publike dhe dëmton rëndë ambientin që ne çdo ditë po e ndërtojmë së bashku”./Ulpianapress/

COMMENTS