Deputeti Hajdini në zi, i vdes babai

Deputeti Hajdini në zi, i vdes babai

Bekim Brestovci merr çmimin “Mërgimtari i Vitit”

Deputeti i LDK-së Shkelzen Hajdini ka humbur personin më të dashur për të.

Hajdini ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka humbur babanë e tij, shkruan Ulpianapress.

Babai i deuptetit, Ruzhdi Hajdini, njihej për kontributin e tij në arsim, ku për disa vite ushtoi edhe funksionin e drejtorit në dy shkolla.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë miqët dhe shokët se baba im Ruzhdi Hajdini ka ndërruar jetë si rezultat i një sëmundje të rëndë dhe të gjatë.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, 01.12.2020, në ora 13:00, në varrezat e fshatit Rufc i Vjetër.
Me mirëkuptim lusim të gjithë të kenë parasyshë masat anti-covid”, ka shkruar Hajdini./Ulpianapress/

COMMENTS