Deputeti i PDK’së i bën bashkë priftin dhe hoxhën në Klinë

Deputeti i PDK’së i bën bashkë priftin dhe hoxhën në Klinë

Zgjerohet çarja në VV: Aida: Dardani është nxënës i Albinit (Video/Foto)

Mergim Lushtaku, deputet i PDK’së, ka publikuar një foto bashkë me një prift dhe hoxhë. Këtë e ka bërë në qytetin e Klinës, i cili është i përbërë nga katolikë e myslimanë.

“Një kafe e mëngjesit me prijësit fetarë në Klinë, Don Lorenc Sopi dhe Hoxhë Blerim Musliu”, ka shkruar Lushtaku, i cili është deputeti i tretë më i votuar në PDK.

Aktualisht qyteti i Klinës udhëhiqet prej AAK’së derisa në dy mandatet tjera ishte në pushtet PDK’ja.

Deputeti i PDK’së ditë më parë kërkoi nga Kryeministri i Kosovës të dëgjohet Amerika kur është fjala për taksën.

COMMENTS