DHUNA NË FAMILJE NË SHQIPËRI – 6 GRA TË VRARA NË 6 MUAJ DHE 270 BURRA TË ARRESTUAR

DHUNA NË FAMILJE NË SHQIPËRI – 6 GRA TË VRARA NË 6 MUAJ DHE 270 BURRA TË ARRESTUAR

5 arsye pse nuk duhet të martoheni

“Mos hesht. Dhuna është krim”. Ky është apeli sensibilizues i vendosur në Policinë e Shtetit për çdo femër apo edhe mashkull që dhunohet në familje. Kushdo që dhunohet fizikisht dhe emocionalisht mund të telefonojë në numrin pa pagesë 112.

Profesoresha Arjana Muçaj, gjtihashtu psikologe në gjykatë, sapo mbylli një seancë urdhër-mbrojtjeje. Ajo asistoi në seancë dy fëmijët e çiftit që po rriten në ambient të dhunshëm. Përveç shqetësimit për fëmijët, që sipas psikologes rrezikojnë të adaptojnë të njëjtin model kur të rriten, Arjana Muçaj flet për shkaqet se përse dhunohen gratë në Shqipëri.
“Duke nisur që nga shkaqet ekonomike e duke vazhduar me shëndetin mendor dhe depersonalizimin kur hasim në vështirësi. Depersonalizimi sjell dhunën në familje. Ka edhe nga ata që mendojnë se të rrahin për të mirën tënde”, shpjegon Muçaj.

Për këtë vit janë vrarë 6 gra. Më të fundit janë Ardjana Shaholli, e cila u godit për vdekje nga bashkëshorti pas një sherri banal në Durrës. Si edhe Xhuljeta Çuni, 19 vjeç, e cila u vra ditën që po shkonte të jepte provimin e letërsisë. Fotografia e Xhulietës është vendosur në të njëjtin vend me vrasësin e saj për të lajmëruar të afërmit për humbjen. Vrasja e Xhulietës mund të parandalohej përsa kohë prokuroria kishte nisur hetimet për Xhaferr Matën për përndjekje, kallëzim i dorëzuar prej saj në maj 2018. Por Xhulieta nuk mund të përfitonte urdhër-mbrojtjeje sipas ligjit sepse ajo nuk ishte pjesë e familjes së tij dhe as bashkëjetuese. Nga 1 janari 2018 deri më 31 maj 2018 kanë përfituar urdhër-mbrojtjeje 1275 gra. Ndërkohë që rezulton se janë nën hetim mbi 490 meshkuj dhe janë arrestuar 270 prej tyre.

Por Xhaferr Mata nuk ishte njëri prej tyre sepse dy të rinjtë, siç thonë burimet, kishin kallëzuar njëri-tjetrin pak ditë përpara tragjedisë. As bashkëshorti i Ardianës nuk ishte pjesë e të hetuarve për dhunë sepse Ardjana nuk e kishte denoncuar kurrë.

“Shoqëria po ecën me hapa galopantë së jashtmi, por brenda mureve të shtëpisë po mbesim me mentalitetin e vjetër”, shpjegon Muçaj.

COMMENTS