Digjet një shtëpi në lagjen Jeta e Re

digjet

Mbremë në orët e vona është djegur një shtëpi në lagjen Jeta e Re në Lipjan. Komunikata zyrtare e Stacionit policor në Lipjan ka njoftuar se shtëpia e sulmuar është pronë e qytetarit S.Bytyqi. Ndërkohë, gazeta ka kontaktuar edhe familjarët e shtëpisë së djegur. Mirëpo, familjarët duke mos dashur të flasin shumë rreth rastit kanë deklaruar se ndihen të trishtuar dhe se sipas tyre në këtë rast shënjestër ishte biri i tyre, i cili fatmirësisht tash e dy vjet nuk jeton në Kosovë.

Të ngjashme

By