DIHET KUNDËRSHTARI I KHABIBIT, POR I DUHET TË “MBAJË DIETË”

DIHET KUNDËRSHTARI I KHABIBIT, POR I DUHET TË “MBAJË DIETË”

EKSKLUZIVE: Bylbyl Sokoli me skuadër të re pas dorëheqjes nga Llapi

Dueli më i pritur i UFC 223 është shndërruar në një cirk të vërtetë dhe një prej dështimeve organizative të mëdha të kohëve të fundit. Në fakt, ky vikend është pritur nga adhuruesit e MMA sepse është dashur që UFC 223 dhe Bellator 196 të jenë sfida të përafërta për MMA, me atë që ishte Joshua vs Parker në boks.
Sidoqoftë, Khbib Nurmagomedov, luftëtari i pamposhtur, i cili është duke kërkuar titullin e botës, ende nuk e ka të konfirmuar se me kë do të luftojë. Fillimisht Tony Ferguson ishte paraparë të ishte kundërshtari i tij, por dueli midis këtyre të dyve, u anulua për herë të katërt.
Më pas Max Holloway e kishte pranuar sfidën, por edhe atij iu ndalua pjesëmarrja në duel nga mjekët.
Alternativa e tretë u gjet brenda orësh pas një kërkimi të çmendur gjithandej dhe doli Anthony Pettis. Pasi e pranoi sfidën, Pettis dështoi në matje meqë doli rreth 100 gram mbi kufirin prej 69,8kg. Këtij luftëtari i janë dhënë dy orë shtesë që ta humbë këtë peshë të tepërt është është punë fare e lehtë, por vetëm edhe një herë tregoi se sa e komplikuar ka qenë të aranzhohet dueli i nesërm.
Khabib Nurmagomedov (25-0 në MMA dhe 9-0 në UFC) është duke kërkuar titullin që e mban Conor McGregor, i cili kishte refuzuar që ta mbrojë, por ndërkohë ka qenë në fokus të mediave për shkak të veprimeve vandale dhe arrestimit, kurse tani pritet të kalojë nëpër një proces gjyqësor.

COMMENTS