Donatori Jahir BABA skanon Arbërinë: Luajm me shpirt si Kombëtarja e Kosovës

Donatori Jahir BABA skanon Arbërinë: Luajm me shpirt si Kombëtarja e Kosovës

Të rinjët e LDK-së Lipjan shpërndajnë dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta

Donatori i KF Arbërisë, Jahir Krasniqi (BABA), i kontaktuar nga Ulpianapress, ka skanuar ekipin e tij Arbërinë. Donatori 1 i klubit dobrajas, tregoi se ndoshta nuk e kishte pritur ecurinë e deritanishme të klubit (vendi i tretë), mirëpo ëndërra e tij është që klubi dobrajas të luftojë në fushë dhe ti bëjë krenarë të gjithë tifozët e saj të cilë janë erë shtyse e klubit. Kurse një vend që siguron Superligën, BABA tha se është qershia mbi tortë.

Vendi i tretë: “Për të qenë realist ndoshta nuk e prisja, por e kam thënë edhe herë të tjera, e kemi filluar nga të parët punën, duke bërë fazën përgatitore ashtu siç duhet. Luftojmë në fushë me shpirt. Arbëria me ngjanë me Kombetaren e Kosovës, pasi të dyja luajnë me zemër dhe deshirojnë fitoren në çdo ndeshje. E kemi filluar mirë kampionatin, ndoshta nuk mendonim se do të ishim në vendin e tretë, por e dinim se do të ishim rivalë i fortë këtë vit”, thotë BABA.

Ekip për Superligë: “Është viti i 2-të që e financojë së bashku me disa dashamirë të futbollit Arbërinë dhe eksperienca të ndihmon. Unë, kryesia dhe shtabi teknik, pasi mbaruam vjet rrugën që nisëm, ku përfunduan në mes të tabelës kemi pasur një takim dhe kemi folur. Tashmë me kryesinë e re, ne u dakorduam që ekipi në këtë kampionat të lutfojë për çdo pikë. Ne rrimë gjithmonë me këmbë në tokë, u themi lojtarëve të punohet, por që kur kemi formuar ekipin, kemi diskutuar. E kemi ëndërr të shkojmë në Superligë, siç do ekip tjetër. Po të ishte për të qëndruar. do të mbanim atë skuadër, por duke marrë lojtarë me eksperiencë, ne në radhë të parë të sigurojmë katërshen e parë, por ambiciet janë për Superligën. Në janar mund të ndërhyjmë në merkato, nëse jemi mirë, e pse jo të vazhdojmë”, shrehet BABA.

Keqardhjet: “Duhet të kesh përvojë në drejtimin e një skuadre. Edhe unë, si tifoz, ndoshta kam bërë gabime, kështu që vit pas viti korrigjohem”.

Lojtari më i paguar: ”Janë kontrata individuale, nuk i përhapim dhe në rregullore nuk duhet ta dinë sa merr njëri apo tjetri, se ndikon jo për mire”.

Derbi me Istogun:” Është një ndeshje e vështirë, mirëpo ne udhëtojmë për të fituar, sepse edhe në kampionatin që e lam pas, e kemi mundur në të dyja duelet. Ekipi është i përgatitur për këtë duel, ndërsa atmosfera është perfekte mbrenda klubit dhe besoj në fitore”.

Nota për gjyqtarët: “10, kur duan. Si fola për veten që edhe unë kam bërë gabime, edhe gjyqtarët mund të gabojnë.Ndoshta ndonjëherë edhe i paragjykojmë, sepse futbolli është një lojë. Ndoshta kemi edhe ne ndonjë emocion. Nuk preferoj të flas për gjykimin, mund të them se këtë vit nuk kemi pasur problem me gjykimin dhe shpresoj të mos kemi. Çdo klub mund të penalizohet ashtu si edhe ne, por kur vjen fundi i kampionatit, secili do të marrë atë që meriton. Gjyqtarëve u bëj një kërkesë që të mos e shohin Arbërinë si një skuadër e vogël, të një fshati të vogël, por siç shohin Lirinë e Besën. Kjo është garë e të gjithë të marrin atë që meritojnë”, ka thënë për fund Jahir BABA.

COMMENTS