Drejtorati i Shëndetësisë në Lipjan siguron vaksina kundër gripit sezonal

Drejtorati i Shëndetësisë në Lipjan siguron vaksina kundër gripit sezonal

Bëhen me ndriçim publik parqet e qytetit të Lipjanit (Foto)

Drejtoresha e Shëndetësisë në Lipjan, Merita Bytyqi ka njoftuar se bazuar në Planin e vaksinimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë furnizuar me vaksina kundër gripit sezonal.

Drejtoresha Bytyqi ka njoftuar se përparsi kanë grupet më të rrezikuara, siç janë të sëmurët kronikë dhe të moshuarit që t’i shfrytëzojnë vaksinat për mbrojtje kundër gripit sezonal.

Ajo tutje ka bërë thirrje që të respektoni masat preventive të pandemisë duke bartur maskën, mbajtur distancën dhe duke u kujdesur për higjienën personale.

”Të dashur qytetarë, ju njohtoj se sot jemi furnizuar me vaksina të gripit sezonal dhe që nga nesër ju mund të shkoni në Institucionet shëndetësore tuajat më të afërta dhe t’i merrni ato.
Përparësi kanë personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike, punëtoret shëndetësor etj.
Të gjithë ju që shkoni për tu vaksinuar jeni të obliguar të respektoni radhën si dhe masat preventive të Pandemisë duke bartur maskën, duke mbajtur distancën dhe duke u kujdesur për higjienën personale.
Shëndet e vaksinim të mbarë”.

COMMENTS