DURIQI: PROKURORIA KA DËSHTUAR TË NA TREGOJË SE KUSH KA QENË MËSUESI I MURAT JASHARIT

DURIQI: PROKURORIA KA DËSHTUAR TË NA TREGOJË SE KUSH KA QENË MËSUESI I MURAT JASHARIT

SULMOHET FIZIKISHT KRYEREDAKTORI I INSAJDERIT, VEHBI KAJTAZI

Visar Duriqi, gazetar në ‘Insjaderi’, ka thënë që vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës për Murat Jasharin, i akuzuar për tentativë vrasjeje ndaj Azem Vllasit ka qenë i qëlluar.

“Vendimi i Gjykatës Themelore s’mund të quhet i padrejtë, pasi ata rrezikohen për terrorizëm, vrasje të liderëve e gjëra të tjera”.

“Problem ka qenë me këtë rast mungesa e provave dhe orientimi i Prokurorisë drejt atyre që i kanë nxitur. Ka qenë një dëshmitar i cili është zhdukur nga skena e këtij rasti, njëjtë edhe zonja prej Rumanisë e cila ka biseduar me Jasharin”.

“Ne e kemi një shkëputje mes asaj që grupi udhëhiqet prej një njeri të paaftë dhe të papërgjegjshëm penalisht. Prokuroria nuk e ka bërë ndonjë hap për të gjetur se kush e ka nxitur Jasharin drejt këtyre veprimeve”.

Duriqi në Info Magazine në Klan Kosova, ka theksuar se në bazë të shkrimeve të tij ai është i paaftë edhe për të folur shqip.

“Dikush ia ka bërë këto shkrime Jasharit dhe Prokuroria ka dështuar të na tregojë që kush ka qenë mësuesi i tij. Jashari është i paaftë për të pasur përgjegjësi penale, aq sa një 11 vjeçar që e kryen një vrasje”.

Sipas Duriqit, Prokuroria ka dështuar të gjejë nxitësit e organizatës “Syri i Popullit”, ndërsa gjithmonë ka pretenduar që të bëjë Lëvizjen Vetëvendosje – organizatë terroriste.

“Nuk është hera e parë që organet e drejtësisë kanë dashur që të bëjnë Vetëvendosjen – organizatë terroriste. Është rasti i sulmit në Kuvend që nuk ka arritur të provohet që e kanë kryer anëtarët e VV-së. Nën ndikimin e PDK-së, Prokuroria është hera e dytë që po dështon të shpallë VV-në ‘organizatë terroriste’.

COMMENTS