E rrallë, ky 10-vjeçar njërën nga veshkat e ka në… kofshë

E rrallë, ky 10-vjeçar njërën nga veshkat e ka në… kofshë

A është më mirë ta fikim bojlerin apo ta mbajmë vazhdimisht të ndezur? Si kursehet energjia elektrike – do të befasoheni me përgjigjen

Ky është 10-vjeçari që mendohet të jetë i vetmi person në botë që po lufton me një sëmundje gjenetike unike.

Sëmundja e rrallë e Hamish Robinson-it ka bërë që djali i vogël ta ketë një nga veshkat në kofshë.10-vjeçari nga Mançesteri ka një veshkë ektopike, që do të thotë se organi nuk është në vendin ku duhet të jetë.

Gjithsesi, mendohet se Hamish është personi i vetëm në botë që i mungon kromozomi 7p22.1, i cili ka shkaktuar edhe problemin e rrallë me veshkat.

Duke qenë se mendohet se dhjetëvjeçari është i vetmi me këtë problem në botë, mjekët ia kanë vënë emrin defektit gjenetik “Sindorma Hamish”. Pra, sëmundja ka marrë emrin e fëmijës. 

Edhe pse ndodhet në pjesën e sipërme të kofshës së tij, veshka funksionon pothuajse normalisht. Gjithsesi prindërit e tij janë të shqetësuar pasi mjekët u kanë thënë se jeta e Hamishit mund të jetë në rrezik, sepse askush nuk e di se çfarë do të ndodhë.

Problemi gjenetik që e ka lënë fëmijën me veshkën në vendin e gabuar, i ka shkaktuar edhe probleme të tjera. Hamish mund të dëgjojë vetëm me një vesh, vuan nga sulme të rënda astme, ka probleme me shpinën si dhe ka nevojë për një kompjuter me zë për të folur.

COMMENTS