Ekskluzive: Ky futbollist do të ftohet për herë të parë te Kosova

Ekskluzive: Ky futbollist do të ftohet për herë të parë te Kosova

Liverpooli nuk e di se çfarë është humbja, mbetet në krye të Premierligës

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka deklaruar që asnjë futbollist i ri nuk e ka marrë pasaportën e Kosovës, që ta ketë në dispozicion për dy ndeshjet e ardhshme kundër Danimarkës dhe Bullgarisë.

Megjithatë, Florent Hasani nuk ka nevojë për pasaportë sepse ai veçse mbrojtur me plot sukses ngjyrat e Kosovës me grupmoshën U21.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që ish futbollisti i Trepçës ’89 që tani luan Hungari te Diosgyor, do të grumbullohet për herë të parë me ekipin A të Kosovës.

Hasani kishte luajtur në 10 ndeshje me Kosovën U21 për kualifikimet e kampionatit evropian për të rinjë që mbahet sivjet në Itali. /Indeksonline/

OSNABRUECK, GERMANY – SEPTEMBER 05: Florent Hasani of Kosovo und Maximilian Eggestein of Germany battle for the ball during the U21 – UEFA 2018 EM Qualifying match between Germany and Kosovo at the Stadion Bremer Bruecken in Osnabrueck, Germany on September 05, 2017. (Photo by TF-Images/TF-Images via Getty Images)

COMMENTS