EKSLUZIVE: Rrëfim rrënqethës i donatorit të KF Arbërisë, Jahir Krasniqi

EKSLUZIVE: Rrëfim rrënqethës i donatorit të KF Arbërisë, Jahir Krasniqi

Ismaili: Nga janari reflekton rritja e pagave për punonjësit shëndetësorë, s’ka nevojë për grevë

Ndoshta as dashamirët më fanatikë, nuk e kanë besuar shkëlqimin që po ndricon gjithandej Arbëria në këtë stinor, e cila me tri pikë dallim nga pozita e dytë, po i prinë tabelës së Ligës së Parë të Kosovë. Pozitë kjo që e shpie në Supërligë, synim i kahmotshëm i të gjitha gjeneratave të klubit, prej themelimit të tij.Dhe si kurrrë më parë Arbëria, është shumë afër që këtë ëndërr t’a kthejë ne realitet dhe kjo falë një njeriu, tashmë të njohur me emrin Jahir Kraniqi.

Lumturinë e realizimit të kësaj ëndërre e tregon edhe donatori kryesor i klubit në një rrefim eksluzivë për ‘’Ulpianapress’’.

Ai në këtë rrëfim ka përmendur lotët e gëzimit të futbolldashësve të klubit dobrajas, në sukseset e klubit, mirëpo nuk harruar të përmend me emër e mbiemër edhe gjeranatat e vjetra dhe kontributin e tyre që dhanë për këtë klub.

‘’Arsyet pse e financoj KF Arberinë se bashku me disa dashamirë të futbollit është sepse në Dobrajë jetohet me futbollin.Ëndërra e shumë individëve që dhanë gjithcka për këtë klub, ishte që një ditë ta prekim Superligën. Gjithashtu në ditët e sotme, shumë ish-lojtarë të klubit që dikur na bënin krenarë me paraqitjet e tyre brilante, pas rezultatave pozitive që kubi arrinë, ata lëshojnë ulëset e stadiumit me lot në sy nga gëzimi. Ndoshta është gabim që po i permendi disa me emra, mirëpo qysh tash ju kërkojë falje atyre që edhe mund ti kem harruar, sepse janë shumë, mirëpo tani me vien në mend këta emra, Rrustem Bublica, Salih Nuredini, Musë Bublica, Sylë Statovci, Nebih Gashi, Hanifi Bahtiri, Gjelil Gashi, Enver Llugiqi dhe të moshuarin dhe shumë të respktuarin Nebih Gashin. Pikërisht janë këto gjenerata që mua personalisht më shtynë që unë të bëhëm kurban i klubit të KF Arbërisë dhe mos ta kursej as atomin e fundit për këtë klub që ëndërra e tyre e kahmotshme të bëhet realitet’’, nisë rrëfimin Krasniqi.

Tutje Kransiqi ka thurur elozhe edhe për tifozërinë e klubit ‘’Stuhia e Kuqe’’, duke i cilësuar ata si oksigjen të klubit dhe duke i krahasuar me tifozëritë që prijnë listat europiane për nga kulutra dhe spektakli që dhurojnë në tribuna.

‘’Është e pamundur të kalohet pa u përmendur edhe tifozëria’’Stuhia e Kuqe’’, e cila është oksigjen për klubin, ku me brohoritjet e tyre janë lojtari i 12-të i skuadrës. Disiplina dhe kultura në tribuna e tifozërisë tone, më ngjanë me tifozëritë që kryesojnë listat evropiane për nga kultura dhe disiplina’’.

Duke vazhdur më tej rrëfimin e tij, Krasniqi ka zbuluar një detaj shumë interesant, që në Dobrajë të Madhe, për dashuri ndaj klubit edhe fëmijët i pagëzojnë me emrin e tij.

‘’Ndjejë ogligim që t’ia rikujtojë të gjithë dashamirëve të futbollit, që në Dobrajë të Madhe, me dhjetra prindër i kanë pagëzuar fëmijët e tyre me emrin Arbër, duke i marr parashtresat e para të emrit të klubit KF Arbëria’’, ka thënë Krasniqi.

Sipas Krasniqit, me githë këto fakte që i pontecoi më lartë, KF Arbëria meriton të jetë anëtari më i ri i Supërligës së Kosovës dhe meriton me kontribu për këtë klub.

‘’Me gjithë këto fakte që i potencova më lartë, klubi i KF Arbërisë meriton të jetë anëtari më i ri i Supërligës së Kosovës, dhe e meriton me kontribu për këtë klub. Nuk jam i vetëm që ndajë këtë mendim, mirëpo me mendimin tim janë edhe shumë mërgimtarë që kontribojnë pa hezituar për KF Arbërinë’’.

Krejt në fund, Krasniqi nuk ka harruar dy faktorët, të clët i quajti hisedarë në suksesin e klubit.

‘’Dhe krejt në fund, po jo nga rëndësia, në këtë sukses të klubit, sigurisht që hisedarë janë edhe shtabi teknik të cilët punuan pa kursyer asgjë nga vetja e tyre, si dhe lojtarët të cilët më ngjajnë me Kombëtaren e Kosovës për nga shpirti luftarak dhe angazhimi për ngjyrat e fanellës’’, ka përfunduar Krasniqi./Ulpianapress

COMMENTS