Ëndërroni të keni një fëmijë? Mungesa e jodit ul mundësinë për të mbetur shtatzënë

Ëndërroni të keni një fëmijë? Mungesa e jodit ul mundësinë për të mbetur shtatzënë

Mos pini më shumë se katër gota kafe në ditë!

Shkaktarët e infertilitetit janë të shumtë, por midis tyre është dhe mungesa e jodit. Jodi është i pranishëm në shumë ushqime si tek peshku, kripa, frutat dhe perimet.

Ky mineral është shumë i rëndësishëm për trupin dhe në veçanti për gratë që ëndërrojnë të kenë një fëmijë.

Sipas një studimi të fundit nga Institutet Kombëtare të Shëndetit, nivelet e ulëta të jodit zvogëlojnë shanset e gruas që të mbetet shtazan, prandaj duhet ta keni në monitorim të herëpashershëm.

Studimi u konstatua nga të dhënat e 500 çifteve që kishin planifikuar të kishin një fëmijë ndërmjet viteve 2004 dhe 2009.

Ky studim kishte si qëllim analizimin e lidhjes mes shtatzënisë dhe mënyrës së jetesës.

467 që ishin të përfshira në studim ju nënshtruan analizave të ndryshme, duke përfshirë edhe nivelet e jodit në gjak. 260 gra ose 55.7%, kishin jod të mjaftueshëm. 102 ose 21.8% e tyre kishin një mungesë të lehtë dhe 97 gra ose 20.8%, kishin një mangësi jo shumë të rëndë dhe 1.7% e tyre mangësi të rëndë.
Hulumtuesit nëpërmjet një llogaritjeje matematikore llogaritën mundësinë për të ngelur shtazan në çdo cikël menstrual. Vlerat më pak se një tregojnë një probabilitet të ulët për të mbetur shtatëzan dhe vlerat më të larta se një tregojnë një mundësi më të lartë për të mbetur shtatëzan.
Gratë me mangësi të lehtë të jodit dhe ato me mangësi të theksuar kanë vlera nën 1 dhe kjo është arsyeja pse kanë probabilitet më të ulët për të mbetur shtatëzan.

COMMENTS