Era e fortë lë pa rrymë gjysmën e Komunës së Lipjanit

Qiri

Për shkak të erërave të forta, në orët e pasdites e deri në orët e mbremjes, ekipet e KEDS në terren kanë raportuar për prishje të një numri të madh të shtyllave elektrike në Komunën e Lipjanit, njofton Ulpianapress.

 

Ata njoftojnë se janë në teren dhe me kapacitet të plotë janë duke bërë të pamundurën që këto prishje të sanohen në afatin më të shkurtë kohor.

Shumica nga prishjet janë sanuar ndërsa në disa ekipet vazhdojnë të intervenojnë dhe përfundimi i procesit të rregullimit kërkon më shumë kohë.

‘’Erërat e forta kanë shkaktuar shumë dëme në rrjet dhe kompanisë sonë sidoqoftë, jemi të motivuar dhe të angazhuar me kapacitet shtesë për sanimin e situatës aktuale në afatin më të shpejtë të mundshëm kohor.
Mbi 20 shtylla elektrike janë të dëmtuara, ne po ë bëjmë të pamundrën të mundur që të sanohen këto probleme’’ i ka thënë Ulpianapress-it një burim mbrenda KEDS-it /Ulpianapress/

Të ngjashme

By