“ERA EKIP”, Ulpiana e fillon kampionatin me fitore

“ERA EKIP”, Ulpiana e fillon kampionatin me fitore

A kishte paralajmëruar Rexhep Selimi n’2015-ën ngjarjen që ndodhi dje?

Tri pikë, fitorja e parë në Ligën e Parë – nis epoka e Fadil Ademit.Realizuan, Qerimi dhe Statovci.

Fadil Ademi e ka nisur me fitore aventurën në stolin e Ulpianës.

Lipjanasët morën pikët e para në Ligën e Parë në ndeshjen e parë në shtëpi, duke e mposhtur 2-0 Vitinë.

Pas 55 minutave lojë në stadiumin e Shtimes, ekipi i Fadil Ademit e gjeti golin e epërsisë me anë të blerjes së re, Egzon Qermimit.

Urim Statovci shfrytëzoi një tollovi në zonë, për ta dërguar topin në rrjetë për 2-0 duke ia bërë sefte për këtë sezon në minutën e 80’.

Ademi e nisi këtë sfidë me ndryshime, duke rreshtuar skuadrën 4-2-3-1, diçka e re kjo për Ulpianën, sinjale se me Ademin do të ketë gjëra të reja./Ulpianapress/

COMMENTS