EUROVISIONI BLLOKON KOSOVËN

EUROVISIONI BLLOKON KOSOVËN

KF Arbëria klubi më i mirë i 2017-tës (Foto)

Shqipëria ka siguruar një vend në finalen e Eurovisionit. Ishte këngëtari Eugent Bushpepa i cili e ka përfaqësuar Shqipërinë në gjysmëfinalen e kësaj gare. Bushpepa performoi këngën “Mall” në këtë festival gjigant.

Por, Eurovision nuk ka lejuar kosovarët që ta shikojnë performancën e Bushpepës. Disa lexues të Gazetës Insajderi janë ankuar për pengesat në kanalin zyrtar të Eurovisionit.
Bushpepa ka interpretuar i treti në radhë dhe gjatë përformancës është shoqëruar nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima dhe Besnik Nikolli, si dhe back vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.

Gjithashtu dhe këngëtarja tjetër me orgjinë shqiptare, Eleni Foureira ka kaluar në finale duke përfaqësuar Qipron.

COMMENTS