Fadil Sopa djaloshi që bën mrekullira në biznes

Fadil Sopa djaloshi që bën mrekullira në biznes

Hana Shehu edhe e bukur edhe joshëse (Foto)

Janë 7 vëllezër, mirëpo asnjërin ora 07:00 e mengjesit nuk e gjen ne krevat, njëri tek sektori i pemëve, tjetri tek tekstili, tjetri tek restauranti e kështu me radhë, fillon ditën kjo familje.

“7 Vëllezërit” është tashmë qendra trektare e konfirmuar që ofron cilësinë dhe klasin botëror në linjat e mrekullueshme të teksitilit e restaurantit si dhe sektorin e ushqimit, shkruan “Ulpianapress”.

Ky market, është një mrekulli në tregun lipjanas, kështu thonë klientët që bëjnë zgjedhjet ideale në “7 Vëllezërit” Centër në Lipjan.

Ne, ishim aty për të parë gamën e gjerë të zgjidhjeve që u ofrohen qytetarëve dhe u mahnitëm me rregullin, pastërtin dhe kualitetin që gjetëm aty.

Në “7 Vëllezërit” Center, takuam edhe Fadil Sopën, që rrjedh nga familja Sopa nga Vrella, e që në Lipjan njihen për familje e ndershme dhe shumë puntore.

Fadili, na tregoj që familjarët e tij që në ora 07:00 të mengjesit të gjithë i gjeni në punë, sepse falë punës së palodhshme dhe përkushtimit, ata sot zotërojnë njërin prej marketeve më të mira në Lipjan.

Me Fadilin, folëm për qendrën tregtare “7 Vëllezërit”, që është bërë qendra më e madhe në Lipjan, e që klientëve të saj u ofron produkteme me kualitetin më të lartë dhe çmimet më të arsyeshme në treg.

Qendra tregtare “7 Vëllezërit” gjendet në Lipjan dhe është bërë një pikë tejet e vizituar nga të gjithë ata që duan që ushqimi i tyre të jetë i sigurt, si dhe një mengjes apo drekë të shijëshme ta kalojnë në ambientet e kësaj qendre.

Një vizitë në “7 Vëllezërit” në Lipjan, për të krijuar fantazinë e stilit tënd të veshjes, apo për të blerë ushqim, i’a vlen gjithmonë.

COMMENTS