Fëmijët i dhurojnë Kryetarit Ahmeti simbole për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Fëmijët i dhurojnë Kryetarit Ahmeti simbole për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

“GREQIA DO TA NJOHË KOSOVËN”

Në prag të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës një grup fëmijësh nga Çerdhja Publike në Lipjan të shoqëruar nga drejtoresha dhe edukatoret e tyre sot kanë vizituar Kryetarin Imri Ahmeti të cilit i dhuruan simbole të punuara nga vetë ata për 10 vjetorin e Pavarësisë.

Me këtë rast, kryetari Imri Ahmeti i ka ururar fëmijët për 10 Vjetorin e Pavarësisë së Shtetit si dhe ju ka uruar shëndet e suksese në jetë.

Në anën tjetër fëmijët, përgjatë takimit me kryetarin Ahmeti, recituan poezi të ndryshme si dhe kënduan këngë të përgatitura për shënimin e kësaj dite.

Në fund të takimit Kryetari Ahmeti së bashku me fëmijet kanë prerë torten me simbole të Shtetit të Kosovës.Fotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja ZyrtareFotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

COMMENTS