Fillojnë dëgjimet buxhetore në Komunën e Lipjanit

Fillojnë dëgjimet buxhetore në Komunën e Lipjanit

Nisma e Lipjanit gjithnjë e më atraktive për rininë (Foto)

Sot kanë filluar dëgjimet publike lidhur me Planifikimin e Buxhetit Komunal për vitet 2021-2023.
Takimi i parë është mbajtur në sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit me asamblenë komunale dhe dy Komitetet obligative si Komiteti për Politikë dhe Financa dhe Komiteti për Komunitete.
Drejtori i Buxhetit dhe i Financave Latif Ramadani gjatë këtij takimi ka prezantuar Projekt Buxhetin Komunal për vitet 2021-2023 duke elaboruar në pika të shkurta se si do të orientohet buxheti komunal.
Këshilltarët komunal dhe përfaqësuesit e komiteteve kanë parashtruar kërkesa nga më të ndryshme për futjen në buxhet të projekteve me interes për qytetarët.
Ndërsa, drejtori për Buxhet dhe Finaca Latif Ramadani ka theksuar se kërkesat e dalura nga ky takim do të merren parasysh duke ju dhënë prioritet projekteve më të nevojshme për qytetarët lipjanas.
Përmes këtyre takimeve, synohet që të arrihet nxjerrja e nevojave dhe prioriteteve që kanë vendbanimet, në mënyrë që përmes kërkesave të marra drejtpërdrejt nga qytetarët dhe grupet tjera të interesit, të hartohen prioritetet për investimet kapitale me banorët për mundësitë e përfshirjes së kërkesave të tyre në planifikimin Buxhetor.

COMMENTS