Fillon heshtja zgjedhore

Fillon heshtja zgjedhore

Vazhdon numërimi për asamble në Prishtinë, ngushtohet diferenca VV-LDK

Minuti i parë pas mesnatës shënon përfundimin zyrtar të fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Vendi tashmë ka hyrë edhe zyrtarisht në heshtje zgjedhore.

Fushata elektorale ka zgjatur 10 ditë, por kandidatët për kryeministër dhe ata për deputetë nga të gjitha partitë politike kanë zhvilluar edhe një para-fushatë të gjatë zgjedhore.

Qytetarët anembanë Kosovës do t’i drejtohen kutive të votimit të dielën e 6 tetorit, njofton Klan Kosova.

Të drejtë vote në këto zgjedhje të parakohshme kanë 1,937,869, ndërkaq numri i Qendrave të Votimit është 895 si dhe 2 mijë e 547 Vendvotime.

Numri i personave që do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues.

Gjithsej 25 subjekte politike janë në garë për të siguruar ulëse për përbërjen e shtatë të Kuvendit të Kosovës.

COMMENTS