Finalja e Ligës së Evropës mund të ofrojë përballje shqiptarësh

Finalja e Ligës së Evropës mund të ofrojë përballje shqiptarësh

KF Ulpiana s’ka të ndalur

Përballje shqiptarësh mund të ketë në finale të Ligës së Evropës për edicionin 2017\18. Pasi të enjten mbrëma u luajtën ndeshjet e dyta çerekfinale, të premten është hedhur shorti për fazën gjysmëfinale.

Kampioni i Austrisë, Red Bull Salzburgu, takohet në gjysmëfinale me Marseillen e Francës, ndërsa gjysmëfinalja tjetër është ndërmjet Arsenalit dhe Atletico Madridit, shkruan sot Koha Ditore.

Lider i mesfushës së Salzburgut është Valon Berisha, ndërsa për Arsenalin paraqiten Granit Xhaka në mesfushë e Shkodran Mustafi në mbrojtje. Dueli i Berishës me Xhakën e Mustafin është i mundur vetëm në finale.

Salzburgu ka pasur një rrugëtim ëndrrash në këtë edicion të Ligës së Evropës. Në fazën e plejofit eliminoi Viitorul Constantan, para se të fitonte grupin ku ishin edhe Marseille, Konyaspori e Vitoria Guimaraes. Ndaj Marseilles pati një fitore e një barazim. Në fazën nokaut eliminoi rresht skuadrat si Real Sociedad, Borussia Dortmund e Lazio. Ndaj Lazios, më 5 prill humbi ndeshjen e parë të luajtur në Romë me shifrat 4:2.

Ndonëse humbja ishte e lartë, Berisha ishte shprehur i bindur se Salzburgu mund të kalojë në gjysmëfinale. Ai pati rol të madh te Salzburgu të enjten në Austri, në fitoren 4:1 ndaj Lazios, që i mundësoi avancimin tutje.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

COMMENTS