Flet kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti për trupin e gjetur në Gadime

Flet kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti për trupin e gjetur në Gadime

Tri variantet që mund të prodhojnë zgjedhjet për Lipjanin!?

Më 14 tetor u lajmërua i zhdukur një i ri nga fshati Gadime e Lipjanit, Shqipdon Alija.

Për këtë ndihmë perveqë familjarëve e Policisë së Kosovës, nga qytetarët kërkoi edhe Kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti.

Ndërsa, para pak minutash, raportohet se po në atë fshat është gjetur një trup i pajetë, e që për të cilin ende nuk është dhënë ndonjë informatë konkrete.

Gazeta inFokus, ka kontaktuar edhe me kryetarin e Lipjani, Imri Ahmetin, i cili ani se tha që është në koordinim me Policinë e Kosovës për këtë rast, tha që nuk mund të flas më tepër.

“Nuk mundem me thanë asgjë jam në koordinim me komandantin e stacionit dhe pa dalë ata me komunikatë nuk mund të them asgjë”, tha Ahmeti.

COMMENTS