Fluturimi i Valon Sylës në kazan !…

Fluturimi i Valon Sylës në kazan !…

Shpërthimi i fuqishëm në Tiranë, reagon policia: Ky është shkaku, një person i plagosur

SHKRUAN: Bekim Brestovci

Gazetarët turq me zor arrijnë të marrin frymë për të mbijetuar e punuar. Ata luftojnë kundër asfiksimit total. Më kritike është gjendja për ata që luftojnë vërtet për dinjitet, integritet dhe që u intereson vërtet roli publik i profesionit të tyre. Gazetaria në Turqi ndodhet nën presion në dy nivele: ndërkohë që censura forcohet në mënyra të ndryshme, shtohet njëkohësisht edhe autocensura.

Pasoja: Paralizimi i raportimit dhe analizës. Ndërkohë krejt në anën tjëtër, ka disa muaj që kryeministri i Shqipërisë dhe njëkohësisht kryerilindasi Edi Rama ka pagëzuar mediat vizive dhe të shkruara me emrin “Mediat e Kazanit”. Rama këtë epitet po ua mveshte atyre që po krijonin analiza të thata dhe plotë propagandë, ndërsa ka raste edhe kur Rama dështoi të adresojë drejtë disa nga gazetarët. Diku e bëri edhe me qëllim.

Në Kosovë, për shembull ka dikush që po synon të fluturojë në kazanin e Edi Ramës, në atë kazan ku zihen e hajnë shpifësit dhe analistët që përdorin gjuhë rrugaqi dhe aspak gjuhë analitike.

Në emisionin Rubikon të datës 10 korrik të këtij viti, saktësisht para 5 ditësh, po debatohej për Diasporën dhe niveli kuptimësisë apo keqkuptimësisë mes Kosovës dhe Diasporës. Në panel ishin edhe Liza Gashi nga organizata që merret me çështje të Diasporës “Germin” dhe gazetari Valon Syla.

Përderisa e para po përpiqej të sqaronte lidhjen e mirë dhe nivelin kuptimplotë mes dy drejtimeve, nga ana tjetër ishte gazetari Syla, ai që po hidhte baltë pandërprerë në drejtim të Diasporës, madje në një rast ai Diasporën e cilësoi me epitetin jashtëtokësorë, ndërsa pak më vonë tha se për Diasporën është njëjtë sikur të shkojë në Greqi për pushime sikur në Kosovë. Kjo gjuhë plotë helm e Sylës po vazhdonte gjatë gjithë debatit, përderisa ai po fluturonte pa përtesë në atë kazanin mediatik të ndryshkur.

“Te nje pjesë e Diasporës te ata që kanë dalë viteve të hershme vërehet edhe një lloj racizmi, në kuptimin na po ju majmë, na po ju paguajmë dhe nuk po na e dini çka kena bo na për Kosovën“, tha Syla në një moment, ndërsa në një moment tjetër dendësinë e komunikacionit e përmbledhi me fjalën e “fqinjve“ tanë, zotëriu midis emisionit tha “guzhvë“.

Mediat dhe gazetarët si lloji Sylës në Kosovë shihet se kanë marrë rolin e shkatërruesit të shtetit. Gazetaria serioze dhe gazetarët seriozë nuk luajnë asnjëherë rolin e shkatërruesit të shtetit, por rëndom luajnë rolin e korrektuesit të shtetit, atë që sot e kërkon dhe e praktikon gazetaria moderne.

Mësohu me këto rregulla zotëri Syla, sepse ndryshe pas meje do të ketë edhe shumë e shumë të tjerë që do të tregojnë se si ti e nëpërkëmb profesionin fisnik prej një gazetari.

Unë jam shumë i bindur që ka vend për kritikë edhe ndaj sjelljes se disa individëve nga Diaspora, por të jesh aq destruktiv, injorant e ofendues ndaj pjesës më të ndjeshme të shoqerise sonë, këtë mund ta bejnë vetëm ata të cilët janë të pavlerë dhe që nuk kanë nivel.

Por, Syla harron se remitencat e deklaruara nga Diaspora përmes institucioneve janë 700 milionë euro në vit. Plus, pa Diasporën as që do të imagjinohej lufa e Kosovës, mbase edhe liria. Pa Diasporën as vetë Syla me gjasë nuk do te mund të krekosej në asnjë studio televizive. Ky zotëriu nuk ka parasysh asgjë nga këto fakte kur flet publikisht. Ky zotëri gjatë paraqitjes së tij shfaqet pa busullë dhe nuk ka orientim. Dhe, ata që janë orientim nuk i bëjnë nder as emisionit ku ishte ftuar Syla.

Dhe, krejt në fund, në qoftë se i besohet proverbit popullor se të ftohtët më të madh është në mëngjes, po e përfundoj me kaq.

COMMENTS