Gjendet vetura me të cilën u krye plaçkitja në bankën “TEB”

Gjendet vetura me të cilën u krye plaçkitja në bankën “TEB”

Ndërpritet mësimi plotësues për klasat e nënta

Vetura e tipit “Ford” me të cilën një grup personash të armatosur e kanë grabitur filialen e bankës “TEB” në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, është gjetur në afërsi të Fushë-Kosovës.

Kështu bëjnë të ditur për “Gazeta Blic” burime brenda Policisë së Kosovës. Sipas të njëtave burime, personat që dyshohet se janë përfshirë në këtë grabitje ndodhen në arrati.

Në vendin e ngjarjes, në Çagllavicë, kanë dalë menjëherë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës të cilat po hetojnë rastin.

Sipas policisë, dyshohet se grabitja u krye nga katër persona.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore. Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se kjo grabitje është realizuar nga katër persona të dyshuar dhe të armatosur”, thuhet në njoftimin e policisë.

COMMENTS