“Gjithnjë e më shumë shqiptarë po punësohen në Serbi”

“Gjithnjë e më shumë shqiptarë po punësohen në Serbi”

Exit Poll-i: Suharekën e fiton Bali Muharremaj

Në një intervistë të gjatë televizive, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur mbi punësimin në Serbi, duke deklaruar se gjithnjë e më shumë po punësohen shqiptarë.

“Vendi po përballet tashmë me mungesë të forcës së punës dhe pse shumë nuk më besojnë”, thotë Vuçiq, raporton B92.

Ai shton se gjatë vizitës në një vend-ndërtim në Beograd me kryebashkiakun Sinisha Mali, vuri re se punëtorët “nuk flisnin serbisht”. Presidenti tha se ishin shqiptarë nga Maqedonia, “ndërsa tani në vendin e tyre janë punëtorë nga Republika Serbe” (entiteti serb në Bosnje Hercegovinë).

Vuçiq tha se ka shqiptarë të Maqedonisë që punojnë dhe në kantiere të tjera në Serbi si rrugë apo tunele, sepse sipas tij, “Serbia nuk ka punëtorë mjaftueshëm”.

Në të njëjtën intervistë, Vuçiq tha se borxhi publik i Serbisë do të jetë poshtë 52% të GDP-së, më i ulëti në rajon, teksa buxheti i shtetit është rritur për vitin e tretë radhazi, transmeton tch.

COMMENTS