“Gjumë” në mes të rrugës, por britaniku e pëson keq në Ibiza

“Gjumë” në mes të rrugës, por britaniku e pëson keq në Ibiza

“Vallëzimi i vdekjes”: Leopardi në betejë brutale me derrin e egër, që lufton për mbijetesë (Foto)

Një turist britanik është sulmuar në mënyrë brutale nga disa kalimtarë dhe shoferë në Ibiza, pasi u shtir sikur po flinte gjumë në mes të rrugës.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur mbrëmjen e së martës në resortin e famshëm “Cala de Bou”.

Një video nga sulmi, e publikuar në rrjete sociale, tregon se si turisti britanik rrihet me grushta e goditet me shkelma nga të paktën gjashtë persona, ndërkohë që u raportua se dy nga agresorët përdorën brisk dhe shkop për ta sulmuar.

Turisti, rrengu i të cilit nuk shkoi siç duhet, refuzoi të shkonte në spital megjithëse mori ndihmën e shpejtë nga mjekët e emergjencës dhe nuk pranoi t’i denonconte personat që e rrahën.

Policia është në kërkim të dy burrave të cilët po udhëtonin me një automjet tip BMV pasi besohet se ata tentuan të godisnin britanikun me thikë.

COMMENTS