Gjuriq flet për protestën në Veri

Gjuriq flet për protestën në Veri

Veseli përplasje me homologen serbe për arrestimin e Gjuriqit

Drejtori i zyrës së qeverisë serbe për Kosovë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se Mitrovica “nuk është vend për ndarje” dhe i ka porositur liderët e Lidhjes për Serbinë, të cilët i ka quajtur “profiterë politikë dhe manipulues”, ta anashkalojnë këtë qytet.

Gjuriq flet për protestën e paralajmëruar në veri të Mitrovicës

Ai ka thënë se “shumica duan ta keqpërdorin nga brenda fatkeqësinë e njerëzve në Kosovë, dhe se uniteti është çështje e mbijetesës në atë territor dhe nuk guxojmë t’ia lejojmë vetes një luks të tillë që të ndahemi atje”.

“Asnjëherë nuk kanë ardhur ta përkrahin popullin në protesta kundër taksave, asnjëherë nuk kanë ardhur të thonë diçka në mbrojte të serbëve”, ka thënë Gjuriq dhe ka shtuar se Mitrovica “është mjedis serb në të cilin nuk ka ndarje”.

Në këtë qytet është planifikuar për të shtunën protestë “1 prej 5 milionëve”, e cila, sipas fjalëve të organizatorëve, ka për qëllim që serbët e këtij qyteti, por edhe të mjediseve tjera në Kosovë, solidarizohen me qytetarët dhe kërkesat e tyre në Serbi të cilët tashmë me javë po protestojnë.

COMMENTS