Gjykata Supreme: S’do të ketë rinumërim të votave as në Prishtinë

Gjykata Supreme: S’do të ketë rinumërim të votave as në Prishtinë

Kryetari Ahmeti ka mbajtur takim publik me qytetarët

Është rrëzuar vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërim të votave në Prishtinë. Vendimin e ka marrë Gjykata Supreme e Kosovës.

Bëhet e ditur se vendimi në favor të VV-së është marrë edhe për Prishtinën. Pra, Supremja ka vendosur që as Prishtina të mos shkojë në rinumërim të votave.

Në garën e 19 nëntorit Shpend Ahmeti nga VV ka marrë 50.41% të votave, ndërsa Arban Abrashi nga LDK 49.86% të votave, shkruan Gazeta Express

Ahmeti prin për 237 vota ndaj Abrashit. Ahmeti ka gjithësej, 41.401vota ndërsa Abrashi 401.164 vota.

LDK ishte ankuar dhe kishte kërkuar rinumërim të votave. Kërkesa e tyre ishte miratuar nga PZAP por që u rrëzua nga Gjykata Supreme.

COMMENTS