Google incizon çdo gjë që thoni, ja si ta gjeni

Google incizon çdo gjë që thoni, ja si ta gjeni

Modelet e reja iPhone X mund të kenë 4GB RAM

Google ka regjistruar çdo gjë që keni thënë për vite të tëra, dhe të gjitha regjistrimet mund t’i dëgjoni edhe vetë.

Kompania regjistron shumë biseda që njerëzit i bëjnë me produktet e saj. Veçoria funksionon si një mënyrë për t’i lejuar njerëzit që të kërkojnë me zërin e tyre dhe të ruajnë këto regjistrime në mënyrë që Google të përmirësojë veglat për njohjen e gjuhës.

Por kompania ka edhe një mënyrë të lehtë se si mund t’i dëgjoni këto regjistrime dhe t’i fshini të gjitha informatat e ruajtura, transmeton Gazeta Express.

Kjo bëhet në një faqe të veçantë e cila sjellë së bashku informatat që Google ka për ju. Faqja ndodhet në faqen e historisë së Google, në listën e gjatë të regjistrimeve.

Për ta pasur më të lehtë, faqen mund ta gjeni duke klikuar këtu.

COMMENTS