Hahn po pret përgjigje nga Haradinaj për të negociuar për taksën

Hahn po pret përgjigje nga Haradinaj për të negociuar për taksën

OSMANI: ABSOLUTISHT DO TA MPOSHTJA SHPEND AHMETIN NË ZGJEDHJE

Komisioneri për Zgjerim dhe Politika të Jashtme Fqinjësore, Johannes Hahn, shpreson se gjatë këtyre ditëve do të marrë një përgjigje nga Kosova, lidhur me taksën për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina.

Sic shkruan ‘B92’, Hahn theksoi se duke filluar nga ky vit, do të hapen kapitujt e mëtejshëm në bisedimet me Serbinë dhe Malin e Zi, në prani të Bashkimit Evropian.

Hahn në Bruksel, u tha gazetarëve, se e ka përsëritur ofertën për të negociuar barrierat tregtare në një format të veçantë, transmeton lajmi.net.

Ai vuri në dukje se duhet gjendur një zgjidhje për tarifën.

“Shpresoj të marrë një përgjigje nga Kosova këto ditë. Unë besoj se ky vit do të jetë i hapur për kapituj të mëtejshëm me Serbinë dhe Malin e Zi”,deklaroi Hahn.

Hahn gjithashtu vuri në dukje se pret që të merret vendimi përfundimtar për zgjedhjen e mosmarrëveshjes rreth emrit të Maqedonisë gjatë kësaj jave apo në javën e ardhshme.

Ndërkohë, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka deklaruar vazhdimisht se nuk do ta heqin taksën derisa Serbia ta njeh pavarësinë e Kosovës.

Njëjtë veproi dje edhe ekipi negociator i Kosovës gjatë takimit me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherinin. Bashkëkryesuesit e këtij delegacioni, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti thanë se Kosova nuk do ta heq taksën pa u njohur nga Serbia.

COMMENTS