Hajrullahu priti kampionin e shumëfishtë lipjanas (Foto)

Ismet-hajrullahu-betim-krasniqi

Kandidati për kryetar të Lipjanit Ismet Hajrullahu, sot priti në selinë e PDK-së, Betim Krasniqin nga Lipjani, kampion i shumëfishtë i Kosovës dhe fitues i shumëfishtë i medaljeve në arenën ndërkombëtare në garat e bodyboldingut.

 

Arritjet e tij në sportin e bodybuildingut janë:

1. Kampion i Kosovës – 2012, Junior;
2. Kampion i Evropës – 2013;
3. Medalist in Bronztë në kampionatin botëror 2013;
4. Medalist i Arëgjendë në kampionatin evropian 2015;
5. Kampion i Kosovës- kategoria deri 80 kg; Kampion absolut i Kosovës; Kampion absolut mbarëkombëtarë- 2017.

Hajrullahu garantoi mbështetje për avancimin e sporteve individuale në Lipjan, duke i’u krijuar kushte dhe hapësira të nevojshme dhe duke mbështetur materialisht pjesëmarrjen e tyre në çdo garë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ai gjithashtu premtoi mbështetje edhe për organizimin e garave në nivel komunal në shumë disiplina sportive.Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and textImage may contain: 6 people, people standing

Të ngjashme

By