Hajrullahu “ Do të bëjmë rrugën Janjevë-Brus”

Hajrullahu “ Do të bëjmë rrugën Janjevë-Brus”

Veseli, në Lipjan do të kemi fitoren ma spektakolare

Kandidati i PDK-së për Kryetar te Lipjanit, Ismet Hajrullahu, ka prezantua platformën e tij zgjedhore në tubimin e elektoral përpara qytetarëve të fshatit Brus.
Ai ka thënë se “kjo platformë është kontratë me qytetarin e komunës së Lipjanit përfshi këtu edhe fshatin Brus i cili shtrihet në zonat e thella malore. Fshati Brus do të jetë një ndër prioritet e PDK-së në veçanti në sferën e bujqësisë me që pozita e këtij fshati ofron kushte të mira për zhvillimin e bizneseve të vogla familjare në blegtori dhe bujqësi. Ne jemi ndryshimi,PDK është e interesuar të ndal të keqen që po i bënë kjo qeverisje qytetarëve lipjanas ”, ka thene Hajrullahu.
Fshati Brus do të ketë edhe projekte tjera përpos rrugës Janjevë Brus në drejtim të magjistrales Prishtinë- Gjilan, shkruan PDK e Lipjanit, percjell Ulpianapress

COMMENTS