Halil Kastrati hap kuzhinën humanitare në Janjevë

Halil Kastrati hap kuzhinën humanitare në Janjevë

Plan ideor për reformimin e shëndetësisë në Lipjan

Humanisti Halil Kastrati të mërkurën do të bëj hapjen zyrtare të kuzhinës humanitare në Lipjan.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook, ku njoftoi se në këtë kuzhinë do të ushqehen rreth 100 persona me nga një shujtë ditore.

Hapja do të bëhet në ora 13:00, kurse kjo kuzhinë do të jetë në shërbim të të gjitha komuniteteve që jetojnë Janjevë të Lipjanit e më gjerë.

“Ditën e Mërkure më date 12.02.2020 në ora 13:00 hapet zyrtarisht kuzhina humanitare për të gjitha komunitetet: Shqiptare, Kroat, Turk, Ashkali e Rom ne Janjevë te Lipjanit ne kuadër të Jetimave te Ballkanit. Në këtë kuzhinë do të ushqehen 100 persona me nga një shujte ditore. Bamirës Zoti ju shpërbleftë”, shkruan Kastrati.

Telegrafi

COMMENTS